E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro Zizo: Super i lumtur për këngën me Bob Sinclar

SHKRUAN: Ilda Lumani 06-07-2011 11:12

Kastro Zizo padyshim është një nga njerëzit, që guxon për të thënë të vërtetën siç e mendon, pa përkëdhelira e stërhollime. E ka bërë këtë që në krye të herës, dhe vazhdon po kështu. Kjo gjë e ka bërë padyshim të identifikohet dhe të jetë një nga personazhet më karizmatikë të show-bizz-it shqiptar. I suksesshëm në muzikë. Me këngë që janë kthyer në hite. Ndërsa një bashkëpunim i ri do të sjellë një tjetër ajër në krijimtarinë e tij. Bëhet fjalë për të madhin dj botëror, Bob Sinclar. Pak ditë më parë, Kastro ka nënshkruar kontratën me artistin dhe në fillim të gushtit, ai do të realizojë këngën që do të realizohet në Nice (Francë), ku edhe jeton artisti. Në këtë rrëfim për “Mapo”, Kastro tregon edhe disa nga ato sekretet e tij me spec, për femrat, meshkujt dhe këngëtaret që trokasin në studion e tij! Për më tepër, le të shijomë këtë intervistë Made in Kastro!

Kastro, keni në plan të bëni një bashkëpunim me dj e njohur Bob Sinclar. Mund të na tregoni konkretisht si ka nisur bashkëpunimi? Si keni rënë në kontakt me të dhe kur do ta shohim këtë projekt?

Unë këto ditë kam mbyllur një kontratë me një ndër agjencitë më të mira të menaxhimit në Vienë, "MIOOOW MUSIC AGENYCY" dhe ata menaxhojnë Bobin në Europën Juglindore. Duke pasur parasysh eksperimentet në muzikë, që unë kam bërë, u pa e arsyeshme nga njerëzit e agjencisë për të bashkëpunuar me Bobin. Kontaktuam menaxherin e tij dhe pas shumë demosh që unë i çova u arrit një pëlqim nga ana e Bobit. Kontrata tek unë erdhi vetëm dje dhe më superlumturoi. Me këngën do merremi javët e para të gushtit, në rezidencën dhe studion e tij në Nice. Sigurisht do jetë superhit!

Ju vetë e pëlqeni muzikën e realizuar nga Dj? Ku hyn Bob Sinclar dhe muzika e tij në preferencat tuaja?

Pa diskutim që më pëlqen muzika e tij, mbase jo të gjitha materialet por, pjesën më të madhe po. Besoj shkrirja e të dyve ne do të japë diçka shumë ndryshe...

Kë keni tjetër të preferuar?

Cypress Hill, System of a down.

Është kthyer si në modë tashmë bashkëpunimi me dj. Është nevojë e kohës, apo thjesht dëshirë e momentit për të bërë një gjë ndryshe?

Ka bashkëpunime dhe bashkëpunime. Ka të Lindjes dhe të Perëndimit. Besoj duhet të jemi më larg vendeve sllave dhe më afër oxidentit...

Kënga “Gjinkalla” është vlerësuar pak ditë më parë në versionin e saj të dytë, me çmim në “Netët e Klipit Shqiptar”. ǒështë një çmim për ju?

Rutinë... Mbase e meritonte....

Aktualisht jeni në fazë pune. Sa këngëtarë hyjnë në ditë në studion tuaj?

Hmmm, shumë...! Me dhe pa talent! Në këto ditë, paraja kontrollon dhe zorrën e hollë...!

Po prodhoni më shumë për të tjerët apo për veten?

Këto ditë vjen ringjallja ime! Me veten më shumë!

Çfarë ndodhi me albumin e Zhakut?

Ai album nuk do të dalë kurrë!

Verën e keni planifikuar me koncerte? Nëse po, ku do të jeni?

Këtë verë jam gjithandej; Kosovë dhe Shqipëri, në lëvizje gjithë kohës.

Po pushimet?

Mbase në Spanjë disa ditë.

Në momentin që jemi, keni dikë në jetën tuaj apo thjesht marrëdhënie të rastit?

Mbase, është pak e paqartë situata... Mbase më kthehet në dashurinë e madhe të jetës sime.

Besoni se ndonjëherë lidhjet e rastit mund të kthehen në lidhje të rëndësishme? A keni pasur një eksperiencë të tillë?

Në fakt më ka ndodhur... por, ato janë plot epsh e pasion por fiken shpejt!

Sipas asaj që shihni në vitet e fundit, janë më të çliruara vajzat apo djemtë? Kush ka evoluar më shumë në këtë drejtim?

Femrat kanë evoluar më shumë në putanëri. Meshkujt janë bërë më finë.

Ju vetë jeni më i mirë sot apo para 5 vitesh?

Sot, pa diskutim!

A jeni në rrugë të mbarë aktualisht Kastro?

Të mbarë! Jam në një mision t’i thyej ca kafka injorante!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›