E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastro harron martesën,dashurohet me një arkeologe italiane 5 vite më të madhe

Pas dy muaj lidhjeje, e dashura i ofron një udhëtim në Tokio

Klevis Bega i njohur në muzikë si Kastro, duket se ka nisur një jetë të re shpirtërore, pak muaj pas divorcit të zhurmshëm. Miq të tij në Kosovë, ku ai po jeton këto kohë kanë treguar se tashmë Kastro ka krijuar një lidhje të re me një vajzë italiane, që s’është në botën e muzikës, pasi është me profesion arkeologe. Vajza quhet Maria Giovana, është 31 vjeçe, një eksperiencë e bukur kjo për Kastron 26-vjeçar, duke shijuar një lidhje me një vajzë të më madhe, një tendencë e përhapur vitet e fundit dhe botën e showbiz-it. Aktualisht ajo punon në radion BBC, ku merret me dokumentare dhe sapo i ka bërë Kastros një ftesë për në Tokio (Japoni), një udhëtim tjetër i saj për shkak të punës. Ata janë njohur 2 muaj më parë në Sarajevë gjatë udhëtimit të Kastros me stafin e Rtv21, ku ai punon si regjisor në programacion, ndërsa Maria ndodhej në një konferencë për arkeologjinë. Vendlindja e vajzës është Roma, por ka qenë edhe në Kosovë muajin e fundit ku është parë të shoqërohet me Kastron. Thuhet se kjo lidhje lindi si një shaka mes tyre, por shumë shpejt u bë serioze sa madje kanë menduar për një udhëtim drejt Tiranës, dhe mbase dhe për martesë. Gjithsesi është ende herët për të celebruar këtë lidhje në largësi, që s’dihet si do shkojë më tej, pasi Maria udhëton shumë nëpër botë. Nuk dihet nëse kjo lidhje do të ndryshojë planin e Kastros për t’u zhvendosur në Suedi. Sipas miqve të tij,ai po mendon që të rikthehet në Tiranë për pak kohë. Gjithsesi çdo gjë varet nga projektet e tij artistike. Për momentin po punon për realizimin e një kënge në duet me Bleron. Pak ditë më parë ai e ka promovuar në një nga lokalet e natës në Prishtinë klipin me të ri me titull “Mutherfucker”, një këngë e realizuar në bashkëpunim me; Lil Samy, Mc Kresha, Genz, Etno Engjujt dhe Dr.Mic. Kënga ishte e stilit “hip-hop club”, dhe secili nga këngëtarët shan një person të caktuar. Për sa i përket divorcit të tij, gjithçka është në proces gjyqësor, dhe Kastro përfaqësohet vetëm nga avokati duke mos pranuar të jetë vetë prezent në seancat gjyqësore për zgjidhjen e martesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›