E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro kërkon ta sheh të bijën

Të gjithë e njohin Kastro Zizon për mënyrën e veçantë dhe të drejtpërdrejtë të të folurit.
U bë disa javë qe e shikojmë mbrëmjeve në televizion me emisionin e tij “Kasketa”. I konceptuar si një emision reality, ky format synon të zbardhë personazhet në të përditshmen e tyre.  Deri më tani, numëron më shumë se 15 personazhe që janë bërë pjesë e këtij formati i cili do të vazhdoj deri në qershor.  

Por ky nuk është i vetmi angazhim i Kastros. Ai është duke përgatitur një projekt që në verë do e çojë në jug me dy këngë ndryshe të cilët vijnë si balada.

Përveç punës ai është baba i dy fëmijëve. I një djali me gruan e parë dhe i një vajze me gruan e dytë, Erleta Ukshin Hotin, moderatore televizive në Kosovë.  Ai tregon pëse me djalin i ka marrëdhëniet shumë të mira, ndërsa vajzën nuk ia lejojnë as ta shikojë, as të prekë

"E vërteta është se ajo pretendon që unë nuk kam marrë përgjegjësitë e mia ndaj vajzës, ndërkohë që unë nuk kam mundësi të marr përgjegjësi për të deri në momentin që mua nuk më lejohet ta shoh. Unë fëmijët e mi nuk i blej me para", ka thënë Kastro.

I pyetur se çfarë kërkoni a5 nga ajo, këngëtari është shprehur:"Asgjë nuk kërkoj, përveç faktit që të më lejojë të shoh e prek vajzën time." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›