Arbana Osmani mohon shtatzaninë

Moderatorja e suksesshme, Arbana Osmani, e cila po drejton për të gjashtin vit radhazi reality show-n më të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania”, është përfolur mjaft nga mediat.
Muajt e fundit, për të qarkullon thashethemi se është shtatzënë, pasi një e përjavshme rozë publikoi lajmin se vajza e dashur e ekranit së shpejti do të bëhet nënë.
E kontaktuar nga mediat shqiptare, lidhur me vërtetësinë e këtij lajmi, Osmani e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se është një trillim dhe asgjë më shumë. /Indeksonline/