Befasuese, Besa përmbys Bylisin

Besa realizoi një përmbysje epike në vetëm 20 minuta lojë teksa përmbysi deficitin 2-0 në fitoren 2-3 kundër Bylisit në "Adush Muca".
Sinjali i parë ishte i Besës, kur Alikaj gjuajti në minutën e 2-të nga 25 metra, por nigeriani Egbo reagoi mjaft mirë.
Vetëm gjashtë minuta më pas, ish-futbollisti i Vllaznisë, Maringlen Kapaj realizoi golin e parë për Bylisin, duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga 30 metra në minutën e 8-të e duke cuar në delir tifozerisë ballshiote.
Në minutën 36-të, pas një kombinimi të bukur me Roland Nenaj, ish-sulmuesi i Shkumbinit elbasanasi Klevis Dalipi dyfishoi shifrat me një gol të zgjuar në portën e Zendelit.
2-0 pjesa e parë për Bylisin dhe atmosfera në Ballsh ishte në kulm, teksa dukej se Faruk Sejdini do të shijonte fitoren e parë në Superligë me Bylisin pas humbjes 4-1 në javën e parë me Shkumbinin.
Pjesa e dytë ishte një ferr i vërtetë për skuadrën vendase. Në lojë për Besën hyri meksikani Elokan. Kosovari Fitim Haliti fitoi penallti në të 70' për Besën, ndërkohë që te pika e bardhë nuk mund të gabonte një "vrasës" si Bekim Kuli (4 penallti të realizuara sezonin e kaluar). Silurë e kapitenit kavajas Bekim Kuli nga 25 metra me të djathtën dhe rezultati u vendos në ekulibër (2-2) më minutën e 75-të.
Pesë minuta më pas erdhi dhe goli i fitores për Besën. Enkel Alikaj ekzekutoi një goditje këndi e Progri realizoi me kokë në minutën e 80-të, duke mposhtur për herë të tretë nigerianin Egbo, i cili ka pësuar 7 gola në 180 minuta. Kjo ishte fitorja e dytë e Besës ndaj Bylisit në 10 takime direkte (5 fitore Bylis).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA II
BYLIS-BESA 2-3
Shënues: Kapaj 8', K.Dalipi 34'/ Kuli 70' (p), 75', Progri 80'
E shtunë, 30.08.2008, ora 17:00 në stadiumin "Adush Muca" të qytetit të Ballshit
BYLIS: Egbo, Kapaj, A. Muca, Besha, Ujkani (76' Kule), Kuci (90' Stafa), Hodi, Novi, Nenaj, K.Dalipi, Bakiu. Trajner: Faruk Sejdini
BESA: Zendeli, Krasniqi (82' Leci), Sakaj, B. Veliaj, Progri, Mancaku, Ishka, Kuli, Alikaj (90' Mihani), Abilaliaj (46' Elokan), Haliti. Trajner: Iljaz Haxhiaj
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë), A.Guce (Lushnjë), F.Lamaj (Durrës)
Vëzhgues: A.Mema (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Ujkani / Elokan, Sakaj
TRAJNERËT PAS NDESHJES
Faruk Sejdini (Bylis): "Këtë humbje ia dedikoj gjyqtarit të ndeshjes. Tregoi se ishte lojtari i 12-të i Besës".
Iljaz Haxhiaj (Besa): "Skuadra tregoi forcë karakteri, pasi dhe në dizavantazh të dy golave gjeti forcë për të përmbysur rezultatin".
NDESHJET E JAVËS III
Elbasani-Bylis
Besa-Dinamo
Bilanci i azhurnuar: 10 ndeshje; 5 fitore Bylis, 3 barazime, 2 fitore Besa. Golat: 12-10
RENDITJA SUPERLIGA
Java II
Skuadra P F B H Gol
1 Dinamo 4 1 1 0 3-1
2 Tirana 4 1 1 0 1-0
3 Shkumbini 3 1 0 1 5-4
4 Partizani* 3 1 0 0 1-0
5 Flamurtari* 3 1 0 0 1-0
6 Besa 3 1 0 1 3-3
7 Teuta 1 0 1 1 0-1
8 Vllaznia* 1 0 1 0 0-0
9 Elbasani* 1 0 1 0 0-0
10 Apolonia* 1 0 1 0 0-0
11 Lushnja* 0 0 0 1 0-1
12 Bylis 0 0 0 2 3-7
* Një ndeshje më pak