Katalonjasit, protesta për më shumë autonomi

Më shumë se një milionm protestues u mblodhën në qytetin spanjoll të Barcelonës për të kërkuar autonomi më të madhe për rajonin e Katalonjës. Protesta u zhvillua pasi Gjykata Kushtetuese e Spanjës vendosi që Katalonja nuk mund të njihet si komb I pavarur dhe e vendosi që Katalonja të varet nga Madridi. Demonstruesit mbanin lart flamuj me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë si dhe banderola që shkruanin “Katalonja, shteti I rradhës në Evropë”.
Rajoni I Katalonjës ka një gjuhë dhe identitet kulturor të ndryshëm nga pjesa tjetër e Spanjës, ndaj shumë banorë duan autonomi më të madhe nga Madridi. Suksesi I Spanjës në Kubën e Botës në futboll ka nxjerrë në pah ndarjet e thella politike, që do të thotë se disa banorë spanjollë do të brohorasin për Hollandën në finalen e së djelës.
Shfaqja e paparë e skuadrës së futbollit ka bërë që shumë banorë të nxjerrin flamuj spanjollë nëpër ballkone, në zonat ku flamujtë nacionalistë do të ishin më të natyrshëm, duke irrituar në këtë mënyrë separatistët në rajonin verior të Katalonjës.