E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Katar 2022/ Ja sa kushton një biletë për finalen e madhe

“Lusail Iconic Stadium” me 88.966 vendet e tij është gati për të pritur finalen e madhe. Gjithshtu gati janë bërë edhe arkëtuesit e FIFA-s, të cilët në këtë edicion do të numërojnë të ardhura rekord nga shitjet e biletave. Sipas mediave spanjolle kjo mund të jetë finalja më e “shtrenjtë” e të gjitha kohërave pasi çmimet fillestare kanë qenë të larta ndërkohë që rishitja e biletave ka bërë që ato të shtrenjtohen edhe më shumë.

Skema – Siç dihet biletat e një eventi si Botërori nxirren në shitje muaj përpara se lojtarët të shkelmojnë topin, por me startin e eventit dhe me eleminim e skuadarve shumë tifozë vendosin që që heqin dorë nga biletat e tyre duke i vendosur edhe një herë në dispozicion të palëve të dyta, të cilët i rinxjerrin në shitje me çmime të arsyeshme ose jo (në vartësi të skuadrave të përfshira). Për shembull biletat e rishituara për gjysëmfinalen mes Argjentinës dhe Kroacisë ishin mesatarisht vetëm 5% më të shtrenjta se çmimet fillestare. Duke u nisur nga ky trend ekspertët tregojnë se për finalen e madhe mes Argjentinës dhe Francës tifozëve u duhet të paguajnë shumë të mëdha eurosh për të asituar në këtë duel.  

Çmimi i biletave përpara nisjes të Kupës së Botës:

Kategoria 1: 1,512 euro

Kategoria 2: 943 euro

Kategoria 3: 568 euro

Kategoria 4 (vetëm për vendasit): 188 euro

Krahasimi – Kurrë më parë një tifozi të futbollit nuk i është dashur që të pagaujë kaq shumë para për të ndjekur nga afër ndeshjet e një eventi siç është Kupa e Botës. Mesatarja e kostos të biletave të shituara katër vite më parë për finalen e Rusi 2018 mes Francës dhe Kroacisë ishte 642 euro, pra 40% më pak se çmimi mesatyar i biletave të finales Katar 2022. Në këtë histori s’kanë “faj” Argjentina dhe Franca pasi ky Botëror ka qenë për të gjithë shumë i shtrenjtë. Sipas “Keller Sports“ mesatarja e çmimeve të biletave për ndeshje ishte 328 euro, 82 euro më shumë se në Rusi 2018.

Më ekonomiku – Deri më tani specialistët e sektorit kanë bërë me dije se Botërori i mbajtur në Gjermani më 2006-ën ishte më i leverdisshmi për tifozët. Mesatarja e çmimeve të biletave në Gjermani 2006 ishte 115 euro ndërsa për finalen e madhe shkoi në 254 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›