E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kroacia, Daliç: Duam podiumin

Trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Dalic ka komentuar “finalen e vogël”, atë për vendet 3 dhe 4 ku përballë do të jetë Maroku. Sigurisht, objektivi i kroatëve është që të ngjiiten në podium, pavarësisht se jo i gjithë kontigjenti është në dispozicion.

Dalic ka deklaruar në konferencë për shtyp: “Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim  në këmbë, ka probleme edhe Brozovic. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar”.

“Brozovic për momentin nuk e di nëse do të luajë, do të varet nga muskujt e tij, ai është pak i dëmtuar. Do të bëjë ndryshim të jemi të tretët ose të katërt në botë dhe ne duam të jemi ata që do të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›