E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katar 2022 boteror pa seks dhe alkool

Tabloidi gjerman Bild shkruante se FIFA gaboi me perzgjedhjen e Katarit per organizimin e Boterorit te vitit 2022. Menaxheri i Federates Gjermane te Futbollit Oliver Bierhof tha Personalisht e konsideroj shume te rendesishme se ku do te zhvillohet Kampionati Boteror. Nga ana tjeter gjykoj se Katari nuk ishte zgjidhja me optimale. Nje tjeter problem qe po lakohet ka te beje me fansat dhe shfaqjet e tyre. Se pari do te luhet ne temperatura te larta. Ne vere ato shkojne deri ne 40 grade. Per kete sheiket e Katarit do te ndertojne stadiume me ajer te kondicionuar. Tifozet gjermane thone se ky Kampionat Boteror do te jete pa birre. Pasi ne vendin mysliman thone ata alkooli nuk lejohet ne ambiente te hapura pasi ai mund te sherbehet vetem ne hotele. Kjo kenaqesi per tifoze angleze apo europerendimore eshte e ndaluar. Nga ana tjeter edhe lekura lakuriq eshte nje tabu. Femrat nuk mund te zhvishen ashtu sic mund te kene bere se fundi ne Afriken e Jugut apo do ta bejne ne vitin 2014 ne Brazilin e sambes dhe karnavaleve.

Fitoi gazi dhe nafta

Perzgjedhja e Katarit per organizimin e Kampionatit Boteror te vitit 2022 ka shkaktuat shume pakenaqesi ne shume vende te botes. Te enjten ne oren 1643 bosi i FIFA-s 74-vjecari Sep Blater dha njoftimin se ishte Katari ai qe kishte fituar te drejten e organizimit te Kupes se Botes 2012 duke mundur ne raundin e katert Shtetet Bashkuara me rezultatin e votimeve 148. Reagimi i shtypit nderkombetar ishte shume kritik. Gazeta angleze Daily Mirror kishte vendosur titullin E shitur futbolli nuk vjen ne shtepi. Oferta me e mire humbi. Oligarket miliardere te Rusise dhe miliarderet e naftes nga Katari fituan. Gazeta spanjolle El Mundo kishte si titull Rusia dhe Katari gazi dhe nafta. Kampionati Boteror sipas saj u largua nga vendet e tradites si Spanja dhe Portugalia Holanda dhe Belgjika apo Anglia. Media angleze ka akuzuar serish FIFA-n per kete dy vendime surprize. Sipas gazetes The Sun vendimi per Boterorin 2018- aty ku ishte ne gare edhe Anglia - ishte i vendosur me pare. Ne kete te perditshme shkruhet se shefi i perfaqesise ruse ishte i bindur qe diten e merkure qe vendi i tyre do te fitonte. Nderkohe shefi i Angli 2018 Endi Enson u shpreh i habitur ku pa se shteti i tij arriti te merrte vetem 2 vota kundrejt 7 ose 8 qe priteshin si te sigurta.

Obama FIFA gaboi

Presidenti amerikan Barak Obama ka komentuar vendimin e FIFA-s per organizimin e Boterorit 2022 ne Katar. Obama tha se FIFA gaboi me perzgjedhjen e Katarit si vend organizator per Boterorin e 2022 gjithashtu edhe me perzgjedhjen e Rusise. Sipas tij organizimi i turneut me te rendesishem sportiv global duhet te jete nje aktivitet fitimprures per popullin qe e organizon por Katari dhe Rusia kane mungese infrastrukture cka do te thote investime te medha per te plotesuar objektivat e FIFA-s. FIFA diten e enjte shtangu mbare opinionin boteror teksa vendosi qe boteroret e 2018 dhe 2022 te organizohen ne Rusi dhe Katar. Por me shije tjeter u shfaq kryeministri i Italise Silvio Berluskoni. Ai e konsideroi rolin e Italise ne fitoren e Rusise ne Boterorin e vitit 2018 si nje kontribut ndaj nje vendi mik. Nje pjese e merites na takon dhe ne - tha Kavaljeri i njohur nderkombetarisht si nje mik i kryeministrit rus Vladimir Putin. Per ta pritur me sukses Boterorin e vitit 2018 kryeministri rus Vladimir Putin tha se infrastruktura do te jete gati brenda vitit 2017. Stadiumet e rinj do te ndertohen ne 13 qytete nderkohe qe aeroportet dhe hotelet do te modernizohen. Sipas mediave ruse tifozet mund te mberrijne ne Rusi dhe pa vize por per kete do te jete i nevojshem nje dekret presidencial.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 04 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›