E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Katari, një galeri arti përpara Botërorit

Në aeroport, jashtë një spitali apo edhe në shkretëtirë. Në Katar, çdo vend nëpër rrugë ka veprën e vet të artit, një trend që është përshpejtuar me afrimin e Kupës së Botës, gjatë së cilës tifozët e futbollit mund të kërkojnë të bjnë diçka ndryshe në kohën e lirë midis ndeshjeve. Katari po përgatitet për të mirëpritur më shumë se një milion njerëz në Kupën e Botës të futbollit që fillon më 20 nëntor. Artistë indianë, nga Katari, nga Holanda, Italia etj, kanë vendosur punimet e tyre kudo.

“Tre majmunët e Gandit”, “Egal”, topa të futbollit me ngjyra të ndryshme. Një foto që tregon “Lindje-Perëndim/Perëndim-Lindje” e bërë nga artisti amerikan Richard Serra, është vendosur në shkretëtirën Dukhan të Katarit, në perëndim të kryeqytetit Doha. “Falcon” e krijuar nga artisti holandez Tom Claassen është vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad. Të gjitha këto janë bërë pothuajse 50 ditë përpara fillimit të Botërorit 2022.

“Të kesh vepra arti në shkretëtirë është e pazakontë ndërkombëtarisht. Arti është pjesë e çdo shoqërie, dhe në çdo pjesë të historisë, ka art. Por për artin bashkëkohor të Katarit, do të thosha se lulëzoi në dhjetë vitet e fundit. Kjo arritje është pjesë e vizionit të Shkëlqesisë së Saj, kryetares së muzeve të Katarit, Shkëlqesisë së Saj Sheikha al-Mayassa.

Ishte ajo që e përshpejtoi këtë pikërisht për Botërorin e Futbollit” – tha Abdulrahman al-Ishaq, drejtor i artit publik në Muzetë e Katarit. Përpara 10 vitesh, në muzetë e Katarit u vendos statuja e Zidane, e njerëzve nuk u pëlqeu kjo gjë, pasi mendonin se ajo nuk përfaqësonte kulturën e vendit. Tani brezi ka ndryshuar. Dhjetë vjet më parë, kush ishte dhjetë vjeç, tani është 20 vjeç dhe ata i shohin gjërat ndryshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›