Katastrofa bregdetare
Nga Gjiri i Vlores ne brigjet e Bunes, si po perpin erozioni tokat bregdetare. Sherbimi Gjeologjik jep alarmin, situata eshte katastrofike
Dritan Laci
Shqiperia eshte ne nje rrezik konstant erozioni, fakt qe mund te sjelle ne nje te ardhme jo shume te larget nje katastrofe te vertete mjedisore. Alarmi vjen nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar, qe veren me shqetesim te madh se nga viti ne vit vendi yne po humbet me shpejtesi terren bregdetar, si pasoje e shpyllezimit dhe rrjedhojave ekologjike qe vijne prej tij. Pjesa me e rrezikuar nga erozioni sipas nje studimi te kryer nga Sherbimi Gjeologjik eshte bregu i ulet joshkembor nga Gjiri i Vlores deri ne pjesen ku kalon lumi Buna. Perkatesisht, me problematiket jane zona e Porto Romanos, gjiri i Lalzit, lugina e Patokut etj. Sipas gjeologeve, ne keto zona te pakonsoliduara shkembore, valet e detit nepermjet fenomenit te erozionit kane krijuar rreshqitje te tokave dhe zhytje te tyre ne det. Kryesisht, sipas gjeologeve, ne kete tip bregu ka nje avancim te dukshem te detit ne disfavor te tokes. Kjo per shkak se keto zona bregdetare jane me moshe te re gjeologjike dhe konstruktet shkembore jane ne konsolidim e siper, e per pasoje jane edhe nen trysnine e fenomenit te diogjenezes. Drejtori i Sherbimit Gjeologjik, Adil Neziraj, shpjegon se nje tjeter fenomen qe ndikon ne avancimin e detit eshte edhe shfrytezimi i lumenjve pa kriter.