E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetojne per mrekulli

Nje 43-vjecar ne Piacenca te Italise ka hedhur shtepine ne ere, pasi vajza e tij 5-vjecare u hodh nga kati i katert i nderteses. Qe te dy kane shpetuar per mrekulli nga kjo ngjarje sa tragjike, aq dhe e pazakonte. Vogelushja (e cila jeton vetem me babane, pas divorcit te prinderve) sapo ishte zgjuar nga gjumi, e trembur nga mungesa e te atit ne shtepi, nisi te bertase me te madhe. Pas pak minutash, femija u hodh nga dritarja e katit te katert. Fatmiresisht, pas nje fluturimi prej 16 metrash, vogelushja ra mbi nje peme, duke mos u lenduar fizikisht. 5-vjecarja ndodhet e shtruar ne spitalin e Parmes, per shkak te traumes qe pesoi. Por gjate nates i ati, mesa duket, nga merzia, vendosi te hedhe ne ere apartamentin ku jetonte, me qellim qe te vetevritej, duke lene gazin hapur. Nga shperthimi, burri pesoi demtime te renda dhe tani ndodhet i shtruar ne te njejtin spital me te bijen. Mjeket thone se eshte nje mrekulli qe 43-vjecari shpetoi i gjalle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›