E Diel, 1 Nëntor 2026

Katastrofa natyrore në Emilia Romagna, BE ka gati ndihmën për Italinë

Katastrofa natyrore në Emilia Romagna, BE ka gati ndihmën për

Bashkimi Evropian i ka ardhur në ndihmë Italisë pas një kërkese të re nga vendi si pasojë e situatës katastrofike nga përmbytjet.

BE ka bërë gati ndihmat me pajisjet e pompimit të ujit nga Austria, Bullgaria, Gjermania, Franca, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Sllovakia, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE, për të ndihmuar autoritetet italiane me përmbytjet që kanë paralizuar vendin.

Më 21 maj, autoritetet italiane aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Kërkesa ka të bëjë me pajisje pompimi me kapacitet të lartë që vijnë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Shërbimi Copernicus i BE, ka ofruar edhe harta satelitore emergjente të zonave të përmbytura, pas një kërkese nga Autoriteti Italian i Mbrojtjes Civile më 16 maj.

Ndërkohë, në Itali numri i viktimave nga moti i keq ka shkuar në 15 e dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›