E Diel, 1 Nëntor 2026

Kate prezantuesit shperthejne ne lot

Ka thyer heshtjen dhe ka folur prezantuesja radiofonike australiane Mel Greig, e cila duke u shtirur si mbretëresha Elisabet, kishte marrë infromacione për gjendjen e shëndetit të Kate Midelton.

Vajza ka thënë se nuk pushon së menduari për Jacintha Saldanha, infermieren që dha informacion dhe të premten u gjet e vdekur.

“E para gjë qe pyetja ishte nëse kishte fëmijq”, ka thëne Greig dhe ka shpërthyer në lot.

Prezantuesja tha se kishte mbetur pa fjalë kur u njoftua se infermierja kishte vdekur.

“Fatkeqësisht, atë moment e kujtoj shumë mirë, sepse për asnjë çast nuk ndala se menduari për atë që ndodhi. Do të kisha dëshire të kontaktoja me familjarët e gruas, t’u jepja një përqafim dhe t’u kërkoja falje. Shpresoj thotë ajo, që të jenë mirë”.

Para publikut ka folur dhe kolegu i Greig, Majkell Kristian, i cili u shtir si Princi Çarls i Anglisë. Edhe ai ashtu sikurse Greig u shpreh mjaft i trishtuar për gjithçka ndodhi. Familjes dhe miqve të viktimës ai u ka shprehur ngushëllimet më të thella.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›