Kategoria Superiore Tirana shkaterron Teuten 2-0

Autori i dy golave per bardheblute ishte Pero Pejic. Elbasan Shkumbini mund verdheblute 2-1
Ne Qemal Stafa Nevil Dede regjistroi dje fitoren e pare ne krye te pankines bardheblu. Keshtu skuadra e Tiranes ka mundur paster 2-0 formacionin e Edi Martinit Teuten. Nderkohe qe ne ndeshjen qe u zhvillua ne Ruzhdi Bizhuta ekipi i Shkumbinit futi ne krize skuadren e Elbasanit pasi e mundi ate 2-1
Tirana ndash Teuta
Takimi mes Tiranes dhe Teutes ishte nje ndeshje e dominuar nga minuta e pare deri ne ate te fundit nga vendasit. Bardheblute jo vetem kane realizuar dy gola me ane te sulmuesit kroat Pero Pejic por kane cuar dem edhe disa raste te tjera te arta per konkludim me ane te Alban Bushit dhe te futurit ne pjesen e dyte Hajdari. Duhet thene se ndeshkimi qe ne minuten e pare me gol nga nje pakujdesi foshnjarake ne mbrojtje e Teutes ka bere qe miqte nga Durresi te mos tregojne shume gjera nga vetja e tyre ne kete ndeshje. Goli i shpejte i ka nxjerre nga detyrat e tyre mbrojtese nderkohe qe kundersulmi i djemve te detit nuk ka pasur marrshin dhe shenjestren e duhur. Keshtu porta e Ilion Likes ka mbetur e qete dhe e pashqetesuar ne pjesen me te madhe te lojes. Vendimtar ne kete sfide per 24 here kampionet e vendit ka qene Pero Pejic i cili se bashku me Alban Bushin ka perbere dyshen titullare te sulmit te Tiranes. Kroati ne minuten e pare dhe te 13-te ka gjetur rrjeten e portes durrsake fale intuites se tij dhe asisteve te dhena nga shoket e skuadres duke e zgjidhur shume shpejt enigmen e kesaj ndeshjeje dhe duke i cliruar bardheblute nga makthi. Natyrisht mund te kishin shenuar edhe disa gola te tjere te besuarit e Nevil Dedes por kjo ska ndodhur sa per merite te portierit mik Rizvani aq edhe per mefshtesi te lojtareve ofensive te Tiranes ku Bushi Hajdari Malindi Tushe etj. kane shperdoruar shume. Megjithate dy golat e Pejicit kane mjaftuar per ti dhene 3 piket Tiranes dhe per tiu afruar edhe me shume vendeve te kreut ne te njejten kuote pikesh me Teuten por duke mos e parakaluar kete te fundit me golaverazh me te keq.
Reagimet
Trajneri i Tiranes Nevil Dede ka qene i kenaqur me lojen e bere nga ekipi ne fitoren 2-0 ndaj Teutes. Kemi marre nje fitore te rendesishme. Pas nje jave ku kemi pasur tension kemi reaguar ne menyren me te mire. Edhe pse ne besonim te suksesi gjerat ne fushe nuk ishin aq te lehta. Megjithate shenimi i golit te pare ndikoi per mire ne psikologjine e lojtareve. Ne e kontrolluam lojen- u shpreh Dede pas takimit. Sipas numrit nje te stolit bardheblu lojtaret shperdoruan shume raste ne fushe. Duhet qe ta kishim fituar takimin me me shume gola pasi shperdoruam shume - vazhdoi ai. Kryeqytetasit kane kaluar nje jave te tensionuar kjo per shkak te gjendjes financiare aspak te mire te klubit. Por dhenia e rrogave nje dite pra ndeshjes duket se riktheu normalitetin. Nga ana tjeter trajneri i Teutes Edi Martini u shpreh se ekipi i tij gaboi por nuk e beri dramatike kete humbje ndaj Tiranes. U ndeshkuam shpejt ne kete takim. U mundova qe te reagoj duke bere nderrime. Mbrojtja beri gabime. Pesimi i golit shume shpejt ndikoi ne gjendjen e skuadres. U terhoqem mbrapa dhe lame hapesira. Megjithate ne u mundem nga nje ekip si Tirana- u shpreh Martini pas ndeshjes. Sipas numrit nje te stolit te ekipit durrsak ky rezultat nuk duhet te ndikoje ne gjendjen e ekipit. Nuk mendoj se humbja e pesuar do te ndikoje ne gjendjen e ekipit. Tirana eshte nje ekip i forte ndersa ne tani duhet te mendojme per sfiden e radhes ndaj Bylisit. Kemi nje perballje ne shtepi dhe duhet ta fitojme- perfundoi ai. Teuta aktualisht ndodhet ne vend te shtate me pike te barabarta me Tiranen 12 por me golaverazh me te keq.
Rezultatet Java 9
Te premten
Bylis-Besa 3-1
Gaye 1 Dimo 24 F.Xhafa 35 / Cikalleshi 52 pen
Laci-Skenderbeu 0-1
Vishaj 86
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Jovanovic 29 pen / Sakaj 39 pen Licaj 50 D.Xhafaj 75
Dje
Elbasani-Shkumbini 1-2
E.Dalipi 36 pen / Veliaj 12 Gerbovic 89
Tirana-Teuta 2-0
Pejic 1 13
Sot
Kastrioti-Dinamo
Renditja
Nd. Pike
1. Skenderbeu 9 19
2. Dinamo 8 19
3. Flamurtari 9 19
4. Shkumbini 9 14
5. Teuta9 12
6. Tirana9 12
7. Vllaznia 9 11
8. Laci 9 10
9. Kastrioti 8 7
10. Besa 9 7
11. Bylis 9 7
12. Elbasani 9 6