Merkato Henes Kush prek Shvainin ka pune me Bajernin

Presidenti i klubit bavarez tha per televizionin LIGA Total se Evropa duhet te filloje te mesoje se ce pret ne momentin qe duan lojtaret tane
Bastian Shvajnstaigeri do te vazhdoje per nje kohe te gjate te mbetet molla e ndaluar e klubeve te medha evropiane. Nje gje te tille e ka premtuar presidenti i klubit bavarez Uli Henes. Ish-futbollisti i kombetares gjermane ka premtuar se do te beje gjithcka per ta mbajtur lojtarin perjete ne Bavari. 26-vjecari pas asaj cka beri ne Boteror po habit te gjithe edhe ne Bundeslige. Bajerni edhe pse ka humbur sherbimet e lojtareve kyc si Roben dhe Riberi te demtuar nuk po le shume pike pasi per to ka menduar mesfushori 26-vjecar.
Oferta nga gjysma e Evropes
Muajt e fundit skuadra si Interi dhe Reali kane shprehur hapur deshiren per te marre bavarezin 26-vjecar. Tek zikaltrit ka qene vete presidenti Morati qe ka thene se nje lojtar si Shvajnstaigeri i nevojitet ekipit te tij. Nderkohe qe tek Reali hapat para i ka bere vete trajneri Murinjo. Ky i fundit ne fund te miqesores qe u mbajt ne gusht midis Bajernit dhe Realit perfitoi nga rasti dhe afroi Bastianin ne fushe per ti thene ne vesh Vitin tjeter te dua ne ekip. Perpos ketyre ekipeve ne loje gati nje jave me pare hyri dhe Mancester Junaitid. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit madje i ka prezantuar edhe oferten flitej per 38 milione euro klubit bavarez.
Henes Bastiani I rendesishem per klubin tone
Pas interesimit te ketyre klubeve sfera i kalon Bajernit qe ka nje kontrate me lojtarin deri ne vitin 2012. Dy net me pare ne kanalin gjerman LIGA Total ka qene vete presidenti i Bajenrit Uli Henes qe ka siguruar fansat se Bastiani nuk do te levize nga Bavaria. Bastiani di shume mire se cfare ka marre nga Bajerni. Ai nuk eshte se do te mund te largohet drejt nje ekipi tjeter vetem per para. Ju them se nese dikush nga djemte tane do te kerkoje te rishikojme pagen atehere une ju siguroj se bordi drejtues do te beje maksimumin per ta kenaqur. Ne nuk do te tregohemi doreshtrenguar pasi e dime shume mire se sa i rendesishem eshte ai per skuadren tone - tha Uli Henes.
Hundethyer
Me pas presidenti i Bajernit u hodhi edhe dorashken e sfides te gjithe atyre klubeve qe sipas tij kerkojne te marrin futbollistet bavareze. Edhe me pare menaxheret e Realit te Madridit tentuan te merrnin Frenk Riberine. Por ne fund ata nuk ia dolen. Ne fund ata dolen hundethyer. Tashme cdokush ne Evrope duhet te filloje te mesoje se ce pret ne momentin qe duan lojtaret tane. Asnjehere nuk do ta kene te lehte te marrin futbolliste te Bajernit te Mynihut - tha Uli Henes.
Riberi Qendro tek Bajerni Basti
Per kete ceshtje ka dhene mendimin e vet edhe ylli i kombetares franceze Frenk Riberi. Ne qofte se do te me pyeste mua une menjehere do ti thosha Qendro tek Bajerni Basti. Ai tashme eshte kthyer ne nje lojtar te klasit boteror. Lojtare si ai u duhen ekipeve te medha qe te bejne perpara - tha mesfushori i djathte i Bajenrit per Bild am Sonntag. Per sa i perket rikthimit ne fushen e blerte Frenk Riberi pohoi se do te jete shume shpejt ne dispozicion te trajnerit te tij Van Gal. Kemba ime eshte shume mire. Une cdo dite po vrapoj dhe po stervitem shume. Tani kam filluar qe te perdor dhe topin dhe nuk ndiej me dhimbje. Shpresoj qe ky te jete demtimi im i fundit per kete sezon - tha Riberi. Asi francez me shume mundesi do te jete ne fushe ne takimin qe do te zhvilloje Bajerni ne Mynchengladbah.
Dortmund i rremben vendin e pare Maincit
Borusia Dortmund ka fituar betejen direkt per vendin e pare me skuadren e Maincit edhe pse luante ne transferte. Miqte kaluan ne avantazh qe ne minuten e 27 te takimit me ane te Mario Getzes. Djemte e Klop mund te kishin shenuar edhe golin e dyte brenda 45 minutave te para por pasaktesia ne finalizim beri qe kjo pjese te mbyllej 0-1. Ne sekondat e para te pjeses se dyte Dortmundi gjen edhe golin e dyte me ane te Lukas Barrios. Goditja e dyte per Maincin ishte fatale dhe me gjithe perpjekjet e vendasve per te shenuar ne porten e miqve rezultati nuk ndryshoi. Pas kesaj fitoreje Dortmundi ngjitet ne kuoten e 25 pikeve duke zbritur ne vendin e dyte Maincin me 24 pike i ndjekur nga Hofenhajm 18 po aq sa Leverkusen nderkohe qe Bajern Mynih ndodhet ne vendin e shtate me 15 pike.