Kategoria e Parë: Apolonia-Korabi dhe Kastrioti-Kukësi në RTSH

Do të luhet të dielën e java e 30-të e Kategorisë së Parë. Në Fier do të luhet një përballje interesante mes Apolonisë dhe Korabit, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport në orën 14:00. Fierakët po kalojnë një moment të mirë dhe synojnë që të sigurojnë një vend në zonën e Play Off-it.
Kastrioti-Kukësi është sfida tjetër që do të transmetohet në RTSH 2. Krutanët kërkojnë të dalin nga kriza e rezultateve, duke synuar kthesën përballë një rivali direkt në zonën Play Out.
Kryesuesit e Vorës i pret një transfertë e vështirë në Pogradec. Një test i vështirë e pret edhe Flamurtarin, që luan në “Liri Ballabani” përballë Burrelit të vendit të katërt.
Besa ka një mundësi të mirë për t’iu afruar vlonjatëve, pasi do të luajë kundër Erzenit të vendit të fundit, ndërsa Lushnja do të presë në shtëpi Valbonën.
Të gjitha ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë së Parë do të luhen në orën 14:00.