E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmeti në Mianmar – Shkon në 1.600 numri i të vdekurve, junta ushtarake lejon skuadrat e huaja të shpëtimit

Sunduesit ushtarakë të Mianmar kanë lejuar skuadrat e huaja të shpëtimit pas tërmetit shkatërrimtar që vrau më shumë se 1600 njerëz, tërmet i cili konsiderohet si fatkeqësia më vdekjeprurëse natyrore në vendin e varfër  të shkatërruar nga vitet e luftës.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë i së premtes konsiderohet ndër më të mëdhenjtë që ka goditur kombin e Azisë Juglindore që prej shekullit të kaluar, duke prekur aeroportet, urat dhe autostradat ndërsa ndodhet mes një lufte civile që ka shkatërruar ekonominë dhe shpërngulur miliona persona.

Sipas shërbimit të lajmeve BBC Burmese bëhet e ditur se numri total deri më tani i të vdekurve në Mianmar ka shkuar në 1.644, referuar burimeve të qeverisë së drejtuar nga junta ushtarake.

  • Në Tajlandën fqinje, ku tërmeti rrëzoi ndërtesat dhe një rrokaqiell në ndërtim e sipër në Bangkok, gjetën vdekjen nëntë persona.

    Të mbijetuarit në Mandalaj, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit,  po bëhen përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar ata që gjenden ende të bllokuar, ku një pjesë e gërmimeve bëhen me duar pasi nuk kanë makineri të rënda dhe autoritetet mungojnë.

    Në Bangkok operacionet e shpëtimit vazhduan pas kolapsit të kullës 33-katëshe, ku 47 njerëz mendohet se ndodhen nën rrënoja – përfshirë punëtorët nga Mianmari.

    Një ditë pasi bëri një thirrje për ndihmë ndërkombëtare, shefi i juntës së Mianmarit, Gjeneral i Lartë Min Aung Hlaing, udhëtoi për në Mandalaj e goditur, ku ndodhet edhe epiqendra e tërmetit, i cili rrëzoi ndërtesat dhe shkaktoi zjarre në disa zona.

    “Kryetari i Këshillit të Administratës Shtetërore udhëzoi autoritetet të shpejtojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit dhe të adresojnë çdo nevojë urgjente” tha junta në një deklaratë për mediat shtetërore, duke iu referuar Min Aung Hlaing.

    Një ekip kinez i shpëtimit mbërriti në aeroport në kryeqytetin tregtar të Mianmarit, në Jangon, qindra kilometra larg Mandalaj dhe Najpitau. Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping foli në telefon me shefin e juntës, dhe ka bërë të ditur se Pekini do të sigurojë ndihmë $13.77 milion, duke përfshirë tenda, batanije dhe komplete mjekësore urgjente.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një marrëdhënie të provuar me ushtrinë e Mianmar dhe kanë sanksionuar zyrtarët e saj, përfshirë Min Aung Hlaing, ka thënë se do të ofronte ndihmë.

    Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, një bllok 10-vendësh që përfshin Mianmarin, tha se njohu nevojën urgjente për ndihmë humanitare. “ASEAN është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e ndihmës dhe rimëkëmbjes,” tha grupi një deklaratë.

    Nga ana e saj, Koreja e Jugut tha se do të sigurojë një ndihmë fillestare $2 milionë ndihmë humanitare për Mianmar përmes organizatave ndërkombëtare.

    /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›