E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Dinamo e Korabi mbajnë ritmin, Lushnja barazon

Dinamo mban ritmin e fitoreve edhe pas javës së tretë në Kategorinë e Parë. Në ndeshjene zhvilluar në kompleksin “International”, Pezë-Helmës, të transmetuar në RTSH Sport, kryeqytetasit kanë fituar 2-0 përballë Orikut. Diogo 59’ dhe Boçi 64’ kanë vendosur fatin e kësaj sfide. Kujtojmë që Dinamo bën pjesë në Grupin A.

Po në këtë grup, Korabi vazhdon serinë e fitoreve duke marrë pikë të plota në tri javë të luajtura. Në këtë javë, skuadra nga Peshkopia ka mundur Vorën me rezultatin 4-0. Marku ka hapur serinë e golave në minutën e 14-të. Më pas është i përhershmi Skuka që ka shënuar tre gola, duke kompletuar fitoren 4-0.

Burreli ka mundur 2-1 Partizanin B, ndërsa Erzeni ka marrë një fitore 2-0 përballë Veleçikut.

Në Grupin B, Lushnja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Tomorin. Në fillim ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Mezinit 12’. Lushnjarët vendosën barazpeshën në pjesën e dytë me anë të Abdujabar 50’, 1-1.

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Pogradecit, ku gjithçka është vendosur nga një gol i Xhemalajt në minutën e 84-ët.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet:

Grupi A

KORABI-VORA 4-0

Marku 14′ , Skuka 37′ (p), 66, 68′

ERZENI-VELEÇIKU 2-0

Gecaj 11′ , Hima 67′

DINAMO-ORIKU 2-0

Diogo 59′, Boci 64′

BURRELI-PARTIZANI B 2-1

Zuna 79′, Toma 85′ / Gjeci 2′

Grupi B

POGRADECI-EGNATIA 0-1

Xhemalaj 84′

LUSHNJA-TOMORI 1-1

Abdujabar 50′ / Mezini 12′

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›