E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Erzeni nuk ndalet, fiton edhe Korabi

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë në Grupin A, të vlefshme për javën e 14-të. Erzeni ka vazhduar edhe në këtë javë me serinë e rezultateve pozitive, duke marrë një fitore 3-0 në transfertën me Partizanin B. Të kuqtë kanë luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 28-të pasi Franci Lala është ndëshkuar me karton të kuq.

Seria e golave është hapur në minutën e 42-të teksa Karaj ka shënuar nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76-të, Troplini ka dyfishuar shifrat, ndërsa Hima në minutën e 84-ët ka mbyllur të gjitha llogaritë duke sigluar rezultatin 3-0 të skuadrës shijakase.

Fitore dhe për Korabin, që ka mposhtur Besëlidhjen në transfertë me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i kësaj sfide është shënuar në minutën e 89-të me autor Markun, i cili i ka dhuruar tri pikë mjaft të vlefshme skuadrës dibrane. Nga ana tjetër, Besëlidhja ka konfirmuar edhe njëherë periudhën jo të mirë që po kalon.

KATEGORIA E PARË

GRUPI A

Rezultatet

Partizani B-Erzeni 0-3

Golat: Karaj 42′ (pen.), Troplini 76′, Hima 84′

Besëlidhja-Korabi 0-1

Golat: Marku 89′

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Burreli

12

8

4

0

23

7

+16

28

2

Dinamo 

12

8

2

2

15

4

+11

26

3

Korabi 

13

7

3

3

14

8

+6

24

4

Erzeni Shijak

13

5

3

5

15

11

+4

18

5

Vora

13

4

2

7

6

16

-10

14

6

Besëlidhja 

12

3

4

5

12

12

+0

13

7

Oriku

12

3

2

7

4

11

-7

11

8

Partizani B

12

2

4

6

11

20

-9

10

9

Veleçiku 

13

2

4

7

9

20

-11

10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›