E Martë, 3 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Java e 14-të me sfida interesante

Ditën e shtunë do të luhen gjashtë përballjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 14-të të saj. Bien në sy përballje interesante. Në orën 13:30 do të luhen pesë sfida. Humbja ndaj Bylisit dhe shkarkimi i Emiljano Celës është harruar shpejt në ambjentin e Flamurtarit. Klubi vlonjat nën drejtimin e Dritan Resulit tashmë do të luajë në shtëpi ndaj Kastriotit.

Kuqezinjtë do të kërkojnë me patjetër fitoren, për të qenë në garë deri në fund për arritjen e promocionit.  Korabi do të presë Luzin e vendit të fundit, ndërsa Bylis kryesues kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat. Ekipi drejtuar nga Bellai do të udhëtojë në Berat për t’u përballur me Tomorin, skuadër që renditet në vendin e parafundit dhe ka humbur 5 ndeshje rradhazi. 

Në takimet e tjera, Burreli do të përballet ndaj Vorës, ndërsa Besa do të sfidojë Apoloninë. Java e 14-të do të mbyllet me sfidën AF Elbasani-Lushnja, takim që do të zhvillohet në orën 17:00.

Java e 14-të

13:30

Korabi  – Luzi 2008

Tomori  – Bylis

Flamurtari – Kastrioti

Burreli – Vora

Besa  – Apolonia

17:00

AF Elbasani – Lushnja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›