Kategoria e Parë, Java e 16-të me rezultate interesante

Java e 16-të e Kategorisë s ëParë prodhoi sa rezultate të byukura, por edhe aq interesante. Bylis kryesues, dukej si një skuadër e pathyeshme, por në Peshkopi kundër Korabit, ekipi ballshiot u mund me rezultatin 2-1. Një disfatë që djeg, duke parë se ndjekësit më të afërt nuk bënë asnjë hap fals.
AF Elbasani fitoi ndaj Besës me rezultatin 2-0, duke bërë që vendi i parë të jetë tre pikë larg. Nuk gabuan Flamurtari e as Vora, me dy skuadrat që ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt. Ekipi vorak fundos në fund të tabelës Tomorin me beratasit që inatin ia nxorrën arbitrit Sokol Bebja, të cilët e goditën për shkak se ishin të pakënaqur me vendimet e kryesorit.
Ndërkohë që ekipi vlonjat fitoi 3-1 ndaj Lushnjes. Në takimet e tjera, Burreli mposhti Apolonië me rezultatin 1-0, ndërsa Luzi ia doli të merrte një sukses të rëndësishëm ndaj Kastriotit me shifrat 3-1.