E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident rrugor në aksin Peshkopi-Maqellarë, 2 të plagosur

Policia e Dibrës bëri të ditur se të dielën në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me  drejtues shtetasit A.L., dhe T.A.

“Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›