Kategoria e Pare Lushnja mund paster Partizanin 2-0

Me trajnerin Artan Bano te denuar per te qendruar ne tribunen VIP dhe ndihmesin e tij Llazar Dushi ne bankine Lushnja fitoi 2-0 me Partizanin ne Selman Stermasi ne takimin permbylles se javes se dyte te Kategorise se Pare. Fatin e takimit te varfer per nga performanca e lojes e vendosen dy gola ne dhjeteminutesh e fundit te ndeshjes. Cutra realizoi ne minuten e 80-te nga nje gjuajtje prej 25 metrash pas nje shkujdesjeje te portierit te Partizanit Xhika serish po me te njejtin variant shenoi Metushi ne te 88 duke i dhene fitoren e dyte ne po aq ndeshje Lushnjes pas asaj 3-0 kunder Gramshit ne javen e pare. Partizani i beri nje nisje shume te dobet edicionit te tij te dyte rresht ne kategorine e inferioreve por kjo dhe per shkak te situates komplekse qe shoqeroi klubin e kuq gjate tri muajve te fundit. Edhe sezonin e kaluar Lushnja fitoi 2-0 me Partizanin ne Selman Stermasi. Te kuqte e Neptun Bajkos kane perpara dy transferta te veshtira me Pogradecin takim i prapambetur i javes se pare dhe Beselidhjen ne Lezhe. Nderkohe qe Lushnja tashme ne kuoten e 6 pikeve po aq sa Kamza e Tomori do te udhetoje ne Velipoje per tu perballur me Aden ende pa pike. Pas ketij takimi trajneri i Partizanit Neptun Bajko tha Ne aspektin e lojes nuk kam per te thene shume gjera pasi niveli nuk eshte ai qe une kerkoj dhe kane mundesi te japin lojtaret. Kjo duke pare edhe te gjithe situaten qe media e ka pasqyruar per gati tre muaj rresht me ekipin e Partizanit. Ish-trajneri i kombetares shqiptare theksoi se ai personalisht eshte kthyer ne stolin e skuadres qe e ka nxjerre kampione ne sezonin 1986-1987 vetem per te dhene kontributin e tij. Duke pare qe duhet te jape kontributin tim ne keto momente shume te veshtira qe po kalon Partizani nuk me mbetet gje tjeter vetem te falenderoj futbollistet te cilet luajten dhane maksimumin jane djem te rinj. Bajko e pranoi se situata komplekse qe kaloi Partizani ne muajt e fundit pati pjesen e saj ne performacen e lojtareve pa shume eksperience qe hodhi ne fushe Nuk eshte mire qe te luajne nen kete stres psikologjik te gjithanshem pasi ata kane nevoje per te qene te qete. Jane lojtare me te dhena te mira qe mund te sherbejne ne te ardhmen e Partizanit - perfundoi Bajko. Nga ana tjeter kolegu i tij qe drejton Lushnjen Bano tha Ishte nje fitore por qe te jemi realiste patem edhe fat. Ka qene nje nga ndeshjet me te dobeta qe une mbaj mend qe ka zhvilluar skuadra jone ka administruar. Keshtu qe pervec pikeve qe me gezojne me duhet te bisedoj me ekipin pasi lojtaret nuk japin maksimumin dhe nuk jane te motivuar 100 per qind. Sezonin e kaluar ishte nje ndeshje me e bukur pasi takimi u trajtuar me te njejtin seriozitet nga te dy ekipet. Kishte tjeter ritem e spektakel. Edhe Partizani ishte nje ekip tjeter atehere.