E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa Daiu do te jete pasuesi i Duros

Shpetim Duro nuk do te jete me trajneri i Beses. Tekniku i suksesshem i Beses i jep fund aventures tek verdhezinjte kavajas. Pas deklarimit te doreheqjes diten e diel pas barazimit 0-0 ne Kavaje me Teuten pati ndonje fije shprese se presidenti Bizhdili mund tia ndryshonte mendjen trajnerit kryeqytetas. Por kjo gje nuk ka ndodhur. Me sa duket Duro nuk e ka kaperdire dot situaten kritike te Beses ne kater javet e para te kampionatit pa asnje fitore me vetem dy pike ne fundin e klasifikimit. Ndaj edhe ka vendosur te largohet nga drejtimi i skuadres kavajase. Menjehere te henen ne mesdite presidenti Bizhdili ka konfirmuar edhe trajnerin e ri te verdhezinjve. Nje kavajas Perparim Daiu do te zere vendin e mbetur bosh nga largimi i Shpetim Duros. Edhe pse mbante postin e drejtorit teknik te Tomorit te Beratit Daiu nuk ka ngurruar ti pergjigjet pozitivisht fteses se Bizhdilit per te drejtuar skuadren e tij te zemres ku u formua si futbollist Besen. Nje rikthim ne kete post per Perparim Daiun qe ka provuar te drejtoje edhe skuadra te tjera si Laci Kamza Shkumbini. Kujtojme se Besa ishte skuadra e vetme qe e rivalizoi Dinamon ne sezonin e shkuar duke u shpallur nenkampione e vendit fituese e Kupes se Shqiperise. Kete edicion te ri skuadra kavajase po nen drejtimin e Shpetim Duros e nisi me kembe te mbare teksa fitoi Superkupen e Shqiperise por me pas ne javet e para te kampionatit ka zhgenjyer shume. Pas kater javesh kampionat Besa nuk ka shenuar ende nje gol nuk ka marre ende nje fitore por ka siguruar dy barazime te bardha te dy ne Kavaje ndaj Flamurtarit dhe Teutes. Ne ndeshjen e javes se pare ndaj Skenderbeut pati incidente te shumta nga ana e tifozerise kavajase e cila nuk lejoi perfundimin e lojes cka u shoqerua me nje pezullim prej kater ndeshjesh te tifozeve verdhezinj. Nje tjeter vuajtje kjo per skuadren e Beses e cila gjendet ne fundin e klasifikimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›