E Martë, 3 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, buzëqesh Flamurtari dhe Apolonia

Apolonia ka fituar ndeshjen deliakte me Vorën në shifrat 2-1. Heronjtë për vendasit ishin Umejiego dhe Asllanaj. Nga ana tjetër Flamurtari ka marrë një fitore minimale 1-0 me Tomorin. Di Stefano firmosi golin e vetëm të të gjithë takimit.

Besa dhe Kastrioti ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Luzi i Vogël ka fituar në transfertë ndaj Burrelit me rezultatin e thellë 5-1.  Ndërkohë Lushnja dhe Korabi kanë ndarë pikët pas barazimit pa gola.

Rrezultatet

LUSHNJA 0-0 KORABI

APOLONIA 2-1 VORA

2′ Umejiego, 89′ Asllanaj/ 4′ Ismaili

BESA 1-1 KASTRIOTI

90’+14′ Dabo/ 86′ Arapi

FLAMURTARI 1-0 TOMORI

42′ Di Estefano

BURRELI 1-5 LUZI

7′ Dedgjonaj/ 15′, 87′, 90’+5′ Itodo, 29′, 70′ Treni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›