Vlora mbledh qitësit më të mirë

Në Vlorë kanë nisur festimet dhe aktivitetet për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në veprimtaritë e programuara është përfshirë dhe sporti, ndërsa e shtuna ka mbledhur 12 qitësit më të mirë të Shqipërisë. Një aktivitet që është zhvilluar në Poligonin e qitjes të Vlorës, kurse nënkryetari i Bashkisë, Klevis Kaso, konfirmon fakti se është i pesti vit që kjo veprimtari zhvillohet në qytetin bregdetar. Që do të thotë se është kthyer në një traditë, ndërsa veprimtaritë sportive për Pavarësinë e Shqipërisë do të jenë të shumta. “Ne kemi pretendime si Flamurtar dhe si qytet i Vlorës në disiplinën e pushkës ku dhe pretendojmë të shpallemi kampion. Sporti i qitjes është lënë shumë vite në harresë, por Vlora po investon për ta futur në një nga atraksionet e ardhshme në qytet”, ka përfunduar Kaso