E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, mbyllet java e 13-të, fitojnë Skënderbeu, Apolonia, Besa dhe Kukësi

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Java e 13-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me katër takimet e fundit të zhvilluara në orën 13:30.

Kastrioti dhe Laçi barazuan 2-2 në stadiumin “Redi Maloku”. Me barazim 0-0 u mbyll edhe takimi tjetër mes Pogradecit dhe Ilirisë.

Kukësi fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Burrelit. Me të njëjtin rezultat, 2-0, triumfoi edhe Apolonia në transfertë ndaj AF Luftëtarit.

Një ditë më parë, Besa fitoi 3-1 ndaj Korabit, ndërsa Skënderbeu triumfoi 4-3 ndaj Lushnjes.

Korçarët kryesojnë kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 23 pikë.

Kategoria e Parë, java 13

Besa – Korabi 3-1

Skënderbeu – Lushnja 4-3

Pogradeci – Iliria 0-0

AF Luftëtari – Apolonia 0-2

Kukësi – Burreli 2-0

Kastrioti – KF Laçi 2-2

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›