Kategoria e Parë, të mëdhatë nuk falinBylis, Partizani dhe Elbasani, e kaluan me sukses provën në javën e parë të Kategorisë së Parë, me përjashtim të Lushnjës që barazoi pa gola në “Roza Haxhiu” me Luftëtarin

Tri nga katër skuadrat e mëdha të Kategorisë së Parë, Bylis, Partizani dhe Elbasani, e kaluan me sukses provën në javën e parë të Kategorisë së Parë, me përjashtim të Lushnjës që barazoi pa gola në “Roza Haxhiu” me Luftëtarin (0-0), një emër prestigjioz në futbollin tonë. Partizani i Eduart Zhupës fitoi 1-0 me Bilishtin, falë golit të realizuar nga Pashaj. Elbasani i Muharrem Dostit mposhti 2-1 Besëlidhjen, ndërsa Bylis fitoi në transfertë 2-0 me Memaliaj. Kamza, ish-Dajti, fitoi në shtëpi 1-0 me Adën. Takimet e tjera dhanë këto rezultate: Pogradeci-Turbina 1-0, Gramshi-Skrapari 1-1, Burreli-Sopoti 1-1.
Kategoria e Parë
Java I, 29.08.2009, ora 17:00
Kamza-Ada 1-0
Pogradeci – Turbina 1-0
Lushnja – Luftëtari 0-0
Elbasani – Besëlidhja 2-1
Memaliaj – Bylis 0-2
Burreli – Sopoti 1-1
Gramshi – Skrapari 1-1
Partizani – Bilisht 1-0
1. Bylis 3 pikë
2. Elbasani 3
3. Partizani 3
4. Kamza 3
5. Pogradeci 3
6. Burreli 1
7. Sopoti 1
8. Gramshi 1
9. Skrapari 1
10.Lushnja 1
11.Luftëtari 1
12.Ada 0
13.Turbina 0
14.Besëlidhja 0
15.Bilishti 0
16.Memaliaj 0
E Hene, 31 Gusht 2009