Partizani e Elbasani nisin aventurën e “ferrit”Gjashtëmbëdhjetë skuadra të Kategorisë së Parë nisin sot sezonin e ri futbollistik. Edhe ky kompeticion pritet të dhurojë emocione pasi në luftë për një vend në Superligë janë midis të tjerëve edhe

Gjashtëmbëdhjetë skuadra të Kategorisë së Parë nisin sot sezonin e ri futbollistik. Edhe ky kompeticion pritet të dhurojë emocione pasi në luftë për një vend në Superligë janë midis të tjerëve edhe Partizani (15-herë kampion i Shqipërisë) dhe Elbasani (2-herë kampion i vendit). Partizani do të presë në javën e parë në kryeqytet Bilisht Sportin, ndërkohë që në “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani do të përballet me Besëlidhjen. Dy skuadrat e tjera të ardhura nga Superliga, Lushnja e Bylisi do të përballen respektivisht me Luftëtarin (në shtëpi) dhe Memaliaj (në transfertë). Ndeshjet e tjera të javës së parë të kësaj kategorie janë: Dajti-Ada, Pogradeci – Turbina, Burreli – Sopoti dhe Gramshi– Skrapari. Në javën e dytë do të luhet Bylis-Partizani. “Super-derbi” i madh i kësaj kategorie, Elbasani-Partizani do të zhvillohet në javën e 10-të, në “Ruzhdi Bizhuta” (7 nëntor 2009). Partizani-Lushnja do të luhet në javën e 11-të, ndërsa
Kategoria e Parë
Java I, 29.08.2009, ora 17:00
Dajti-Ada
Pogradeci - Turbina
Lushnja - Luftëtari
Elbasani - Besëlidhja
Memaliaj - Bylis
Burreli - Sopoti
Gramshi - Skrapari
Partizani – Bilisht Sport
E Hene, 31 Gusht 2009