Kategoria e parë në RTSH: Apolonia dhe Luftëtari ndahen në “paqe”

Apolonia dhe Luftëtari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së dytë në Kategorinë e Parë, luajtur në “Loni Papuçiu”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.
Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh me anë të Mërkuri 49’, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Umejiego 86’.
Në sfidat e tjera, Laçi ka fituar me përmbysje përballë Kastriotit, 3-1, ndërsa Burreli ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-0. Barazim pa gola në sfidën mes Ilirisë dhe Pogradecit, 0-0 dhe në ndeshjen mes Korabi dhe Besës.