Kategoria superiore Vllaznia bie ne Shkoder Flamurtari kap kreun

Flamurtari mori tri pike fale golave te Sakajt Licajt dhe Xhafajt. Ne Lac Skenderbeu mori fitoren e pare jashte fushe
Vllaznise se Shkodres ne stadiumin e saj Loro Borici iu desh qe ti perulej nje tjeter emri te madh te futbollit shqiptar keshtu qe nga qyteti verior doli dje me pike te plota skuadra e Flamurtarit. Djemte e Gugash Maganit kane mundur me rezultatin e thelle 3-1 skuadren e trajnerit Mirel Josa. Keshtu vlonjatet ia hidheruan se tepermi trajnerit tiranas debutimin ne stolin shkodran. Ky ishte nje trepikesh i rende per vlonjatet te cilet fale golave te Sakajt Licajt e Xhafajt kapen kreun e klasifikimit ku ndodhet Dinamoja nje ndeshje me pak Skenderbeu dhe Flamurtari.
Vllaznia - Flamurtari
Vllaznia qe vinte ne perballjen me vlonjatet pas humbjes me Shkumbinin dhe pas shkarkimit te ish-trajnerit Mojash Radonjic e nisi me vrull takimin duke ushtruar presing ndaj Flamurtarit por pa krijuar rrezikshmerine efektive ne porten e mbrojtur nga Mikel Spaho.
Flamurtari u kunderpergjigj pas nje gjuajtjeje te Gerhard Prongit por te perfunduar mbi traversen e portes se mbrojtur nga Miroslav Vujadinovic. Ne minuten e 29-te mbrojtesi i majte i Flamurtarit Julian Ahmataj shkaktoi faull ndaj sulmuesit Vioresin Sinani. Gjyqtari Bardhyl Pashaj akordoi penallti te cilen e shnderroi ne gol jo Sinani qe kishte rastin te shenonte golin e tij te 200-te ne karrieren e tij por mesfushori i avancuar serb Marko Jovanovic. 1-0 per Vllaznine dhe stadiumi Loro Borici - me pranine rekord te ketij sezoni - eshte ne ekstaze. Per Jovanovicin ky ishte goli i dyte ne kete sezon. Pas vetem tete minutash ishte mbrojtesi malazez i Vllaznise Blazho Rajovic qe nderhyri ne menyre te parregullt ndaj Daniel Xhafajt. Kapiteni Artan Sakaj u shfaq te pika e bardhe duke realizuar ne minuten e 38-te golin e barazimit per vlonjatet. Me pas fraksioni i dyte i lojes nisi me hedhjen ne fushe per Vllaznine te mesfushorit kosovar Ilir Nallbani i cili ne te 48 provon te godase porten vlonjate. Minuta e 50-te ofroi golin e dyte te Flamurtarit kur 23-vjecari Lejdi Licaj duke perfituar nga nje rreshtim i keq i mbrojtjes shkodrane dhe nje hezitim i portierit malazez Vujadinovic shenoi golin e avantazhit te kuqezinjve vlonjate. 1-2 ne Loro Borici. Vllaznia reagoi me nje goditje nga distanca te mbrojtesit Dritan Smajli por topi ndalet ne shtyllen e portes se mbrojtur nga Mikel Spaho. Ndersa Sinanit iu mohua nje gol per nje faull te Jovanovicit ndaj nje lojtari vlonjat ne mbremjen magjike te Flamurtarit nuk mund te mungonte firma e Daniel Xhafajt qe me golin e tij ne minuten e 78-te fiksoi jo vetem shifrat dominuese 3-1 por dhe golin e tij te peste sezonal e te 157-in ne karrieren tij. Edhe pas kater minutave shtese te akorduara nga Pashaj rezultati nuk ndryshoi ne Loro Borici me Vllaznine qe pesoi humbjen e 4-t ne 9 jave dhe fitoren e 6-te te Flamurtarit. Vlonjatet dalin te pathyer ne tri ndeshje rresht ne Shkoder pasi edicionin e kaluar barazuan 1-1 dhe 2-2.
Besa kthehet ne identitet
Ne stadiumin Adush Muca sfida midis Bylisit dhe Beses ka folur totalisht per vendasit. Mallakastriotet kane gjetur golin e pare qysh ne minuten e pare te lojes me Gaye. Dicka e tille u ka dhene krahe vendasve nderkohe qe verdhezinjte e Daiut e nisen praktikisht ndeshjen ne dizavantazh. Kjo pasqyrohet edhe ne loje ne vijimesine e ndeshjes ku Bylisi kishte kontrollin e topit. Edvan Bakaj bashke me mbrojtjen verdhezi ishin ne nje dite te keqe pasi bene mjaft gabime te cilat u shfrytezuan me se miri nga kapiteni i skuadres ballshiote Dimo ne minuten e 24-t qe dyfishon rezultatin. Qe nga ai moment takimi nuk pati me histori. Vendasit edhe pse gjeten golin e sigurise nuk reshten se vrapuari pasi kerkuan edhe golin e trete rrjete te cilen e gjeten fale Fjodor Xhafes qe realizoi golin e tij ne minuten e 35-te. Pas ketyre tre golave skuadrat shkuan ne dhomat e zhveshjes ne pritje te pjeses se dyte qe u luajt vetem per statistika. Miqte nga Kavaja edhe ne fraksionin e dyte nuk prodhuan asgje pasi u futen ne fushe te shokuar nga golat e pesuar edhe pse ne minuten e 52-te gjeten golin e nderit fale nje njembedhjetemetershi.
Lac vjen fitorja e pare ne transferte per Skenderbeun
Ne Lac u zhvillua nje takim qe u luftua fort nga te dyja skuadrat. Kurbinasit spikaten me qarkullimin e topit edhe pse nuk u treguan po aq te qarte perballe portes korcare qe mbrohej mjaft mire nga Orges Shehi qe ka shmangur disa gola te sigurt me pritjet e tij. Dhe ligji i pashkruar i futbollit Po nuk shenove do ta pesosh mori vlere ne kete ndeshje ne minuten e 86-te te lojes kur vendasit e zhvendosen teresisht lojen ne zonen mike. Nje kundersulm me protagonist Sozen ne krahun e majte te sulmit korcar ka kulmuar me golin e Skenderbeut qe ka si autor te sapofuturin ne pjesen e dyte Vishajn. Goli i ka shokuar kurbinasit qe nuk kishin me kohe te reagonin keshtu qe Skenderbeu doli me 3 pike te arta nga nje fushe e veshtire si ajo e Lacit. Skuadra e Stavri Nices tashme prek krizen sepse ka disa ndeshje pa fituar cka tregon se situata nuk eshte e duhura.
Java 9 Superliga
Dje
Bylis-Besa 3-1
Gaye 1 Dimo 24 F. Xhafa 35 / Cikalleshi 52 pen
Laci-Skenderbeu 0-1
Vishaj 86
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Jovanovic 29 pen / Sakaj 39 pen Licaj 50 D. Xhafaj 75
Sot
Elbasani-Shkumbini
Tirana-Teuta
Neser
Kastrioti-Dinamo
Renditja
Nd. Pike
1. Skenderbeu 9 19
2. Dinamo 8 19
3. Flamurtari 8 19
4. Teuta 8 12
5. Shkumbini 8 11
6. Vllaznia 9 11
7. Laci9 10
8. Tirana 8 9
9. Kastrioti 8 7
10. Besa 9 7
11. Bylis 9 7
12. Elbasani 8 6