E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton elsi Arsenali dhe Junajtid bie Siti

Ne javen e dhjete te kampionatit anglez blute e Londres nuk leshojne pe ne luften per titull nderkohe qe Arsenali vazhdon ndjekjen. Mbetet pas Mancester Siti.

Kampionet ne fuqi siguruan dje tri pike te vuajtura ne transferten me Bllekbern Rovers fale fitores 1-2. Suksesi per ekipin e Karlo Ancelotit erdhi vetem gjashte minuta nga fundi me ane te mbrojtesit Ivanovic pasi ne pjesen e pare paten shenuar Muaruari 22 dhe Anelka 39. Kjo fitore e mban te paprekur diferencen prej pese pikesh te londinezeve nga ndjekesit edhe pas javes se dhjete. Trepikesh me dhembe shtrenguar ka marre edhe Arsenali qe mposhti minimalisht 1-0 Uest Hemin ne Emirates. Goli i Aleksander Songut dy minuta nga vershellima perfundimtare e shpetoi skuadren e Vengerit qe vazhdon te jete perkohesisht ndjekesja e vetme e Celsit. Nderkaq ka leshuar terren Mancester Siti qe nuk arriti te kalonte me sukses pengesen Ulverhempton. Ekipit te Roberto Mancinit nuk i mjaftuan milionat per te mposhtur skuadren qe renditet e parafundit duke pesuar nje humbje te turpshme 2-1. Ky deshtim i mban Qytetaret ne vendin e katert me 17 pike. Ndersa ne vendin e trete u ngjiten djemte e Ser Aleks Fergusonit. Skuadra e Mancester Junajtidit mundi 2-0 ne Old Trafford skuadren e Totenhemit.

Premier Liga java e 10-te

Te shtunen

Arsenal - Uest Hem

Bllekbern 1 - 2 Celsi

Everton 1 - 0 Stoke Siti

Fulham 2 - 0 Uigan

Ulverhempton 2- 1 Mancester Siti

Mancester Junajtid - Totenhem

Te dielen

Aston Vila - Birmingem 1200

Njukasell - Sanderlend 1330

Bolton - Liverpul 1600

Te henen

Bllekpull - Uest Bromuic 2000

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›