E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategorie e Pare shkelqejne Apolonia dhe Tomori



Apolonia regjistroi nje fitore tenistike 5-2 me Bilishti Sport ne Loni Papuciu pavaresisht se u gjet ne dizavantazh 1-2 pak minuta nga fillimi i pjeses se dyte ne ndeshjen e vlefshme per javen e 2-te te Kategorise se Pare. Kjo ishe fitorja e pare e fierakeve te udhehequr nga Enerst Gjoka. Eqerem Memushi konfirmoi veten si trajneri i duhur per Tomori teksa beratasait fituan 4-2 me liqenoret e Pogradecit ne ndeshjen e zhvilluar ne Berat. Tomori ne dy ndeshjet e para ka marre pike te plota. Edhe Kazma e Eduard Zhupes me fitoren 2-0 ndaj Luftetarit te Gjirokastres eshte nje nga favoritet e medha per tu ngjitur ne Superlige pavaresisht se ne Kategorine e Pare jane zhvilluar vetem dy jave kampionat. Gramozi i Ilir Qirjakos pas hapit fals ne javen e pare ne humbjen 1-0 ndaj Terbunit te Pukes triumfoi ne Erseke duke mundur 2-0 Beselidhjen e Lezhes. Kjo e shtune do te mbetet ne analet statistikore te Mamurrasit pasi me suksesin 1-0 ndaj Ades se Velipojes regjistroi fitoren e pare historike ne Kategorine e Pare. Ne ndeshjet e tjera Burreli fitoi 2-0 me Terbunin e Pukes ndersa Gramshi e Vlora u ndane ne nje barazim pa gola. Takimi permbylles i javes se dyte Partizani-Lushnja do te zhvillohet diten e hene ne stadiumin Selman Stermasi. Lushnja fitoi ne javen e pare 3-0 me Gramshin nderkohe qe Partizani per shkak te disa problemeve te brendshme nuk e zhvilloi takimin ne transferten e Pogradecit.

KATEGORIA E PARE
Java II
E shtune 18 shtator 2010

Apolonia-Bilishti 5-2
Gramozi-Beselidhja 2-0
Tomori-Pogradeci 4-2
Burreli-Terbuni 2-0
Mamurrasi-Ada 1-0
Gramshi-Vlora 0-0
Kamza-Luftetari 2-0

Te henen 20 shtator 2010
Partizani-Lushnja

1 Kamza 2 6
2 Tomori 2 6
3 Apolonia 2 4
4 Burreli 2 4
5 Mamurras 2 4
6 Lushnja 1 3
7 Gramozi 2 3
8 Terbuni 2 3
9 Vlora 2 1
10 Beselidhja 2 1
11 Luftetari 2 1
12 Bilisht S. 2 1
13 Gramshi 2 1
14 Partizani 0 0
15 Pogradeci 1 0
16 Ada 2 0

Java 3

Ada-Lushnja
Luftetari-Gramshi
Pogradeci-Kamza
Bilishti-Mamurrasi
Vlora-Burreli
Beselidhja-Partizani
Terbuni-Tomori
Apolonia-Gramozi

19 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›