E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj than Shkumbinin sherr pas ndeshjes



Dinamo legjenda e spektaklit Dinamo magjia Elis Bakaj - keshtu shkruhej ne banderolat e vendosur nga tifozet blu ne stadiumin Qemal Stafa. Por ndersa Dinamo zhvilloi nje loje pa shume spektakel Elis Bakajt nuk i mungoi magjia e tij pikerisht me eurogolin e minutes se 59-te qe mposht portierin e Shkumbinit Elvis Kotorri dhe fiksoi fitoren 1-0 te kampiones ne fuqi ndaj peqinasve. Per sulmuesin blu dhe te Kombetares shqiptare ky ishte goli i dyte rresht i sulmuesit blu pas atij te realizuar ne fitoren 2-1 kunder Teutes nje jave me pare por Bakaj u shnderrua dashur pa dashur edhe ne protagonistin e ndeshjes me nje berryl sportiv te tij qe prodhoi shume polemika ne fushe dhe shume debate pas ndeshjes. Dinamo pas humbjes kunder Flamurtarit ne javen e pare te kampionatit ka rigjetur veten me tri fitore rresht duke e rikonfirmuar veten si nje pretedente te paster per te fituar Kampionatin e 72-te Kombetar cka do te perkonte edhe me titullin e 19-te te saj e ndoshta te parin per nje trajner argjentinas duke pare edhe kombesine e Luis Manuel Blankos. Per Shkumbinin humbja erdhi si nje dush i ftohte pikerisht pas kulmit qe treguan peqinasit me fitoren 3-1 ndaj Skenderbeut nje jave me pare.

Laci-Elbasani 1-0
Nje gol i Vangjel Miles ne minuten e 72-te i dha tri pike te arta Lacit ne fitoren minimale ndaj Elbasanit nje sukses qe arrihet pas gati 12 vjetesh qysh kur kurbinasit paten fituar po me kete rezultat per here te fundit me 24 tetor 2008 java e 7-te e sezonit 1998-1999. Per lacjanet e Stavri Nices behet fjale per fitoren e dyte sezonale pas asaj te realizuar kunder Shkumbinit 2-0 nderkohe qe per elbasanasit kjo ishte humbja e pare ne kater ndeshjet e ketij sezonit te Superliges. Per sulmuesin beratas Vangjel Mile ky ishte goli i pare me fanellen e kurbinasve te cilet sezonin e kaluar arriten te merrnin pjesen ne Ligen e Europes. Laci regjistroi fitoren e 6-te ne ndeshjen e 20-te historike me Elbasanin 9 fitore 4 barazime. Ne javen e peste Laci do te luaje ne kryeqytet me Tiranen nderkohe qe Elbasani pret ne shtepi Skenderbeun. Te dielen do te luhen Skenderbeu-Vllaznia Besa-Teuta Flamurtari-Bylisi. Te hehen java e katert mbyllet me takimin Kastrioti-Tirana.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III

Te shtunen 18.09.2010
Dinamo-Shkumbini 1-0
Laci-Elbasani 1-0

Te dielen 19.09.2010
Skenderbeu-Vllaznia
Besa-Teuta
Flamurtari-Bylis

Te henen 20.09.2010
Kastrioti-Tirana

19 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›