E Martë, 3 Nëntor 2026

Katër fakirët e “Ferma VIP” ia dalin me sukses: Na duhet një sfidë më e vështirë

Valeri, Xhesika, Renisi dhe Baby G ishin fakirët e parë të Fermës VIP. Ata humbën sfidën ditën e parë të spektaklit dhe Agai i dënoi. Ata qëndruan në një shtëpi të veçuar, tualeti i së cilës ishte jashtë. Fakirët ishin të detyruar që të pastronin stallat e bagëtive dhe të merreshin me punët e tjera në Fermë. Megjithatë ia dolën me sukses dhe iu bashkuan pjesës tjetër të fermerëve.

Natën e sotme, kanë treguar ndjesitë e tyre gjatë periudhës që ishin fakirë.

Valeri: Më mirë të humbësh dhe e shijon shumë më shumë se sa ju që fituat.

Fjoralba Ponari: Po baby G si e përjetoi?

Baby G: Unë u ndjeva shumë mirë, ishte sfida e parë. Edhe pse ne humbëm…sërish ne nuk humbëm. E kishim ekipin që është këtu. Na sollën bukë, ujë. Kam folur me njerëz të mrekullueshëm. Vetëm ajo banjo jashtë ishte pak e ftohtë. Ishte sfidë shumë e lehtë, na duhet një sfidë më e vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›