E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër shokët doktorë kavajas, sjellin bukurinë e jetës dhe madhështinë e qytetit

Katër shokët doktorë kavajas, sjellin bukurinë e jetës

Nga ILIR XHAFAJ

Ata zgjodhën të qëndronin në Shqipëri kur bashkëmoshatarët e tyre vraponin për të gjetur mundësinë e parë për të ikur nga vendi. Diktatura ishte në grahmat e fundit, por largimi nga Shqipëria as që ju shkonte në mendje katër shokëve. Madje, i kishin të qarta synimet.

E nisën gjimnazin në vitin 1986 dhe duket se ende pa e nisur mirë, e dinin se çfarë drejtimi do të merrnin në përfundim të tij.

Arben Rrugia, Drini Bardhi, Agron Sejdini dhe Adriatik Abdurrahmani janë katër shokët që e mbyllën shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe të katërt vazhduan studimet për Mjekësi. Pasioni për të veshur përparësen e bardhë i mbante të mbërthyer pas ëndrrës që kishin.

Nuk mungonin kurrë në leksione e seminare dhe imazhin e tyre në korridoret e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë vështirë se e harrojnë shokët me të cilët ndanin bankat e auditorëve. Vitet kur ndoqën studimet, ishin jo të lehta.

Megjithatë katër shokët shikonin shumë larg edhe përse klima në Shqipëri ishte tepër e zymtë. Erdhi dita e shumëpritur e diplomimit. Ndoqën një sërë specializimesh që i fituan me mund pas viteve të tëra studimesh. Kishin qenë të pandarë deri atë ditë kur morën në dorë diplomat, e ashtu zgjodhën të ishin dhe në vazhdim. Ndoqën degë të ndryshme në mjekësi, por që të katërt mbajnë veshur mantelin e bardhë.

“Për mësuesit e mi do të kem gjithmonë mirënjohje dhe mirësjellje të merituar. Detyrën time do ta ushtroj me ndërgjegje e dinjitet. Përkushtimi im më i madh do të jetë shëndeti i të sëmurit”. Në 1995, katër shokët bënë “Betimin e Hipokratit” dhe që atëherë kanë kuruar mijëra pacientë e kanë qenë duart e para për foshnjat që vinin në këtë jetë.

Familjarë të mirë dhe profesionistë në fushën e tyre, u nderuan nga Bashkia e Kavajës me titullin “Qytetar Nderi”. Ishte një vlerësim i vonuar për doktor Benin, Drinin, Agronin dhe Tikun, por megjithatë ndonjëherë, siç thotë populli, “më mirë vonë se kurrë”. Qyteti të cilit i dhanë për dy dekada e gjysmë gjithçka dhe vazhdojnë ti japin akoma, i nderoi me titullin më të lartë.

Doktor Ben Rrugia e kishte marrë më herët, por nuk mund të mungonte në ceremoninë e tre shokëve. Në Korrik 2022, ai u nderuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, për patologjitë e infertilitetit dhe një muaj më vonë, në Gusht 2022, Bashkia e Kavajës e bëri Arben Rruginë “Qytetar Nderi” të saj.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›