Përleshje të rinjsh, katër të plagosur
Policia shoqëron disa të dyshuar ndërsa dy persona të afërm mes tyre u ndaluan në cilësinë e të dyshuarve
Në konflikt u përfshinë dy grupe të rinjsh, që shkaktuan trazira në një kompleks në rrugën "Don Bosko"
TIRANE- Katër djem të rinj, dy prej të cilëve kushërinj, mbetën të plagosur me mjete të mprehta si thika dhe mjete të tjera të mprehta, në një përplasje mes dy grupeve të rinjsh, që ndodhi dje në mbrëmje në rrugën "Don Bosko", në një kompleks pallatesh.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur nga përleshja mes dy grupeve mbetën të plagosur, Aleksander dhe Malvin Hasani, të afërm mes tyre, si dhe Arben Papleka, 19 vjeç, dhe Orest Mulaj, 19 vjeç, mbetën të plagosur, pas përleshjes mes tyre, ngjarje në të cilën u përfshirë së paku edhe 6 persona të tjerë.
Policia arrestoi pas ngjarjes dy kushërinjtë Hasani, Aleksandër e Malvin Hasani, me akuzën e vrasjes me mjete të ftohta e mbetur në tentativë dhe të vrasjes në bashkëpunim. Ndërkaq hetuesit dyshojnë se autorët e përfshirë në ngjarje mund të jenë më tepër por deri mbrëmë ishin ndaluar vetëm këta dy persona.
Ngjarja mes tyre shkaktoi kaos në kompleksin më të madh të pallateve në rrugën "Don Bosko", që është mjaft i populluar në kohën e ngjarjes, për shkak se zona është jo vetëm një kompleks banimi, por edhe zonë tregtare dhe argëtimi e banorëve të zonës.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin ushtarak, ku sipas burimeve të policisë mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra në ngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes mes grupeve të të rinjve, por sipas policisë, një nga grupet ka qenë ulur në lokal, kur grupi tjetër ka mbërritur aty dhe ata fillimisht kanë nisur të debatojnë mes tyre me zë të lartë.
Nuk kanë munguar sharjet dhe fyerjet mes palëve, pronari i një lokali në brendësi të kompleksit, ku ata po grindeshin iu bërtiti atyre për shkak të konfliktit që po zhvillohej pranë lokalit të tij.
Në largim e sipër një person qëlloi me thikë Arben Paplekën, ndërsa më pas nisi përleshja mes palëve, ku mbetën të plagosur katër personat.
Më rëndë sipas burimeve ishin Orest Mula dhe Arben Papleka, ndërsa nuk kanë kaluar pa plagë pavarësisht se të lehta Aleksandër e Malvin Hasani.
Ndërkaq, policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe menjëherë nisi hetimin për zbardhjen e motiveve të sakta të ngjarjes. Vetëm pak momente pasi patrullat e komisariatit të Policisë nr.3, mbërritën në vendin e ngjarjes, blutë mundën të bllokojnë dhe të ndalojnë një person që mendohej se ishte përfshirë në ngjarje ndërsa në momentin e ndalimit nga forcat blu ai po ikte me shpejtësi.
Mësohet se këtij të fundit, policia i kapi edhe një armë të ftohtë që mendohet se ishte përdorur në ngjarje nga ky person.
Hetimi
Ekspertë të Policisë kriminale dhe specialistë të hetimit të zyrës së vrasjeve dhe të Komisariatit të Policisë nr.3, menjëherë pasi ndaluan disa nga adoleshentët e përfshirë në përleshje morën deklarimet e shumë dëshmitarëve që ndoheshin në vendngjarje në momentin e sherrit.
Ndërkaq ekspertët kriminalistë në vendin e ngjarjes administruan prova të ndryshme materiale, si karrige, gjurmë gjaku dhe disa mjete prerëse të mprehta. Inspektorët e krimeve, dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur pas prishjes së shoqërisë mes palëve, për shkak se këta të fundit kanë qenë shokë mes tyre.
Të plagosur
Aleksander Hasani
Malvin Hasani
Arben Papleka
Ornes Mula
Të ndaluar
Aleksander Hasani
Malvin Hasani