E Enjte, 5 Nëntor 2026

Katër të vrarë në pak orë, bilanc lufte në Shqipëri

Katër persona janë vrarë në disa ngjarje të rënda kriminale gjatë orëve të fundit mes të mërkurës dhe të enjtes në vendin tonë.   Fillimisht ishte krimi i të enjtes pasdite në Sarandë, ku kamarieri i një hoteli dhe një drejtues mjeti u konfliktuan për një vend parkimi, ngjarje nga e cila humbi jetën 41 vjecari Klodian Bakiaj nga Tepelena.   Për ngjarjen është arrestuar 24-vjecari nga Laci Xhanelo Tarja, bashke me vellain e tij dhe pronarin e hotelit.   Pak orë më vonë ishte radha e Elbasanit për të shënuar një tjetër krim të rëndë.   Një debat banal në lokal mes të rinjve, bëri që të vritej me silenciator Madrit Ulqinaku 33-vjec.   Për ngjarjen është arrestuar Ejden Dino , ndersa autori Horgito Peqin dhe shoku i tij Klaudian Sallufi  jane shpallur ne kerkim.   Ndërsa sot, ishte radha e Vlorës për të sjell për fat të keq krimin e radhës, me dy viktima dhe një të plagosur, duke konfirmuar një bilanc të rëndë të kësaj jave që ende nuk është mbyllur.   Fatkeqësisht gjithcka ndodh në kohën kur jemi në kulmin e sezonit turistik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›