E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër turistë polakë bien në greminë në kanionin e Gjipesë/ Shpëtojnë dy prej tyre, vijon operacioni nga ajri për të tjerët

Katër turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë.

Në përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës.

Dy prej tyre janë shpëtuar, ndërsa për dy të tjerët po vijon operacioni nga ajri.

Më pas në zonë kanë mbërritur FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, por operacioni i shpëtimit vijon të jetë mjaft i vështirë.

Gjatë gjithë ditës është punuar për evakuimin e tyre./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›