E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater ushtare franceze vriten nga kolegu

Katër ushtarë francezë të NATO-s në Afganistan mbetën të vdekur, pasi një ushtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane hapi zjarr ndaj tyre.

16 antarë të tjerë të trupave franceze mbetën të plagosur nga sulmi i “kolegut” dhe për disa prej tyre, siç raporton “Le Monde”, nuk ka garanci se do t’i mbijetojnë plagëve.

Ngjarja ndodhi në Tagab, krahina e Kapisës, në veri të kryeqytetit Kabul. Në muajin dhjetor, një sulm i ngjashëm i kishte marrë jetën dy ushtarëve francezë.

Në një reagim të menjëhershëm të “Champs-Elysse”, shkruhej se: “Kjo është një ditë tragjike për ushtrinë, për Francën dhe për NATO-n”.

Prej kohësh, militantët talebanë janë përpjekur të infiltrojnë ekstremistë në radhët e ushtrisë afgane, e cila stërvitet dhe pajiset prej forcave të NATO-s.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›