SHBA kandidati presidencial i revoltuar me mediat

Kandidati republikan për president në SHBA, Newt Gingrich, sulmoi ashpër mediat, duke i konsideruar si të “paturpshme” dhe “imorale”.
Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e së enjtes, Gingrich u shpreh i revoltuar për spekulimet e mediave se ai ka dashur një “martesë të hapur”, për të patur raporte poligamie.
“Mediat po luajnë një rol shkatërrimtar në fushatën time. Ato janë të paturpshme, dashakeqe dhe negative”, u shpreh Gingrich, një prej katër kandidatëve të mbetur për të fituar emërimin në përballjen me presidentin, Barack Obama.
Një ditë përpara zgjedhjeve partiake të Karolinës së Presidencialet ne SHBAZgjedhjet republikane, tërhiqet Perry Republikanët, Romney nën sulm nga rivalët SHBA, Romney fiton zgjedhjet në New Hampshire Jugut, Gingrich u përfshi në një betejë të ashpër verbale në Charleston me tre sfidantët e tjerë, Mitt Romney, Ron Paul dhe Rick Santorum.
Ndërsa Gingrich duket favorit për të fituar shtetin e tretë në të cilin po votohet, ish-gruaja e tij u shpreh në një intervistë se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin Amerikan i kishte kërkuar një martesë të hapur.
Një ditë më parë, guvernatori i Teksasit, Rick Perry, shpalli tërheqjen e tij nga gara. Gjithashtu të enjten, zbulimi i disa parregullsive në votimet e shtetit të parë, në Ajoua, bëri që të anullohej fitorja e Romney dhe të shpallej një barazim midis tij dhe rivalit Santorum.