E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria algjeriane vrau shtatë ekstremistë

Ushtria e Algjerisë vrau shtatë ekstremistë në kaurë të një operacioni në një vis malor në lindje të qytetit Algjer, njoftuan sot forcat e armatosura të këtij vendi.

Si transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP, gjatë dy operacioneve të ndara u konfiskuan edhe armë dhe municione.

Grupi i ekstremistëve të hënën kishte sulmuar një kamion ushtarak, me ç;rast ishin vrarë dy pjesëtarë të forcave algjeriane të sigurisë.

Ende nuk dihet se cili grup i përkisnin ekstremistët e vrarë, mirëpo deri tashti sulme të tilla ndaj forcave të armatosura në këtë pjesë të vendit ia kanë kryer pjesëtarë të degës dikur të fuqishme të Al-Kaidës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›