Katherine Webb, shkëlqimi i një missi
Në muajt e fundit, Katherine Webb është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për aftësitë e saj si hedhëse nga trampolina apo për karrierën e nisur si modele.

24-vjeçarja, e cila së fundmi pozoi në një seri fotosh pikante për llogari të Sports Illustrated, ka tërhequr vëmendjen gjithashtu për dietën jashtëzakonisht strikte që ndjek për të ruajtur linjat e saj.

Megjithatë, ndërsa të mërkurën ajo shkeli mbi tapetin e kuq në Los Anxhelos, në ceremoninë e çmimeve ESPY, Webb i rikujtoi të gjithëve se përse ajo u bë e famshme për herë të parë, kur mrekulloi të gjithë me trupin e saj duke fituar në Miss Alabama dhe më pas në Miss Amerika.

