Katolikët: Censusi dështoi, do ti regjistrojmë vetë besimtarët

Don Gjergji
Pas dyshimeve për besueshmërinë e censusit ne Shqipëri, komuniteti katolik deklaron se do te nise një regjistrim paralel te besimtareve te tij.
Ne një interviste për Vizion Plus Don Gjergji pohon se ky vendim i konferencës ipeshknore erdhi pas lënies jashtë regjistrimit te një numri te konsiderueshëm pjesëtaresh te këtij besimi fetar.
Sipas tij anketuesit nuk kane shkuar ne shume familje te krishtera, duke rrezikuar kështu tjetërsimin e te dhënave reale te besimtareve. Por, puna e përcipte e anketuesve nuk është vetëm problem i katolikeve.
Denoncimet e para te minoriteteve vijnë nga arumunet, te cilët numërojnë mbi 5 mije persona te paregjistruar. Ndërsa një dite me pare INSTAT publikoi këtë shifër paraprake për regjistrimin ne Vizion Plus. Keshtu, pas deklaratave qe vijnë nga pjesëtare te komuniteteve te ndryshme ne vend, procesi i censusit po ve ne një pikëpyetje te madhe besueshmërinë e shifrave qe raportohen nga INSTAT.