E Diel, 1 Nëntor 2026

Katrahurë në PS, Rama mes “dy zjarreve” – Nano gati të nisë “lëvizjen e re politike”

02-06-2012 / Gazeta 55

Lideri historik i së majtës, Fatos Nano i lë vetëm 24 orë kohë reflektim Edi Ramës, nëse do ta mbështesë apo jo, në garën presidenciale. Nëse mungon mbështetja politike nga ish partia e tij, atëherë Nano paralajmëron nisjen e një lëvizje për ri-bashkimin e së majtës pa Edi Ramën  


UPDATE- “Fatos Nano i ka lënë 24 orë kohë PS që të çojë emrin e tij në Parlament si kandidat për Kreun e Shtetit”, në të kundërt brenda selisë rozë do të ketë një tjetër lëvizje politike, rreth të cilës i janë bashkuar paraditen e së shtunës shumë emra të njohur të së majtës shqiptare. Ndërsa ka biseduar me mbështetësit e tij Nano ka bërë të qartë faktin që nesër në takimin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në tavolinë të hidhet emri i tij. Rreth mesditës, në zyrën e tij Fatos Nano ka zhvilluar takime intensive me ish-deputete, ish-drejtues qendrore dhe lokale te PS, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja. Mësohet se gjatë takimeve është folur edhe për ngurrimin e kryetarit të PS, Edi Rama, për ta mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos për President. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për mundësinë e moskandidimit të Fatos Nanos për shkak të mos mbështetjes nga Edi Rama. Në një rast të tille, nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin per President, atëherë u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për nje lëvizje te re politike përfaqësuese dhe gjitheperfshirese brenda PS, një lëvizje që mund të filloje përgatitjet që javën e ardhshme. Një ditë më parë, ish kreu i PS, u takua me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, të cilit i ka shprehur qëndrimin e qartë se nëse nuk merr mbështetjen e PS si kandidat për President, ai do të nisë një lëvizje politike në PS për të çmontuar, sipas tij, “parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën”. Në këtë moment surprizat janë të tepërta, pasi kursi është i parashikueshëm, nëse Edi Rama do bëjë kasnecin, pra të vihet në barrën e bllokimit të procesit si dhe të injorojë të vetmin kandidat që mund të vijë nga PS, atëherë fortuna është shumë pranë. Për Ramën vlen shprehja: "ç’të mbjellës do korrësh".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›