E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katsu: Maqedonia ballafaqohet me problemin e papunësisë

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot pranoi delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Shigeo Katsu, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore si dhe Xhejn Armetixh, koordinator rajonal i BB-së për Evropën Juglindore.

Në këtë takim Katsu e informoi presidentin maqedonas për bashkëpunimin aktual dhe të përhershmëm të bankës Botërore me Maqedoninë.

Me këtë rast ai theksoi se tregu energjetik, infrastruktura rrugore, ambienti, decentralizimi dhe sektori social janë fushat të cilat kërkojnë kujdes të veçantë.

Ai më pas shtoi se papunësia në Maqedoni është akoma e madhe, kurse varfëria është zgjeruar.

Presidenti Cërvenkovski falenderoi për bashkëpunimin afatgjatë me Bankën Botërore. Ai tha se në periudhën e kaluar me sukses janë realizuar shumë projekte reformuese. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›