Katy Perry: Seksi ka qenë tabu për mua
Këngëtarja Katy Perry, gjatë një interviste të dhënë për Vanity Fair, e cila i ka kushtuar edhe kopertinën, ka thënë se është rritur në një ambient ku seksi ka qenë tabu. Perry është shprehur se kur ka qenë fëmijë, mamaja e saj, të vetmin libër që i lejonte të lexonte, ishte Bibla. Megjithatë, ajo ka thënë se tashmë e ka kalur këtë periudhë dhe nuk ka më probleme me seksin. Këngëtarja ka thënë se e rëndësishme për të, është fakti që nuk ka pasur probleme me drogën api me alkoolin. Të paktën deri më tani!