E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i Pyllit del në gjyq për fotot porno (FOTO)

Öff Öff mbërriti në gjykatë këmbëzbathur. Bashkë me të ishin edhe rreth 50 mbështetës të tij. Öff Öff njihet si Njeriu i Pyllit në Gjermani. Emri i tij është Jyrgen Vagner.

Para 20 vitesh ai vendosi të digjte pasaportën e tij e që atëherë jeton pa para, pa TV e pa energji elektrike me fruta pyjesh, krimba, e ndonjë gjë tjetër.

Por çfarë i ka ndodhur Njeriut të Pyllit që del përpara gjykatës?

Ai akuzohet se ka shpërndarë rreth 50 fotografi të ish- të dashurës së tij, ku shihen duke bërë seks.

Njeriu i pyllit thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Dikush ia ka marrë fotot nga kompjuteri dhe i ka shpërndarë. Këto janë foto të padëmshme, nuk janë as pornografi fëmijësh e as nuk tregojnë ndonjë përdhunim, thotë ai.

Megjithatë do jetë gjykata që do vendosë.

Salla e gjykatës megjithatë u përmbyt nga fansat e Njeriut të Pyllit që donin të bënin foto me idhullin e tyre.

Njeriu i Pyllit para gjykatës

Ish e dashura e tij

Turistët vizitojnë vendin ku banon Njeriu i Pyllit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›