E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry e tërbuar me Rihanna-n

Katy Perry thuhet se është shumë e zemëruar me Rihannan e cila ka vendosur ti jap edhe një shans lidhjes me Chris Brown.

Katy kishte qenë per disa vite me radhë mike e ngushtë e Rihannas por, vendimet e kësaj të dytës në jetën private, duket se e kanë larguar atë nga Katy.

"Kur është fjala për Chris Brown, Rihanna nuk dëshiron ta dëgjojë atë. Katy ende është tejet e zemëruar në Chris dhe nuk beson se ai mund të ndryshojë.

Miqtë e afërt me të dyja këngëtaret thonë se Katy i ka thnënë Rihannas se ajo nuk mund të rri e të shoh se si dikush që ajo e do fort, bënë gabime kaq të mëdha dhe për këtë aryse, ajo ka vendosur të distancohet.

Sipas tyre, të dyja ka disa muaj që nuk kanë kominikuar me njëra tjetrën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›